Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve vitin 2024 e përmbyll me shumë suksese.
Në vitin që lamë pas, Inspektorati ka kryer një sërë mbikëqyrjes inspektuese të cilët kishin dy synime; e para të shohë dhe të kuptojë nëse institucionet e zbatojnë Ligjin e Gjuhëve dhe e dyta t’u dal në ndihmë institucioneve duke i udhëzuar si të veprojnë dhe ku të drejtohen për zbatimin sa më të mirë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjegjësisht mbikëqyrjes inspektuese kishin për qëllimin avancimin e gjuhës shqipe në praktikë.
Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve po ashtu ka realizuar një varg takimesh me delegacione të vendit dhe ato ndërkombëtare, ku ka shpalosur shqetësimet dhe vështirësitë të cilët hasen në terren me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Si rezultati i këtyre takimeve janë marrë premtime se vitin që vjen do të angazhohen që të ndihmojnë Inspektoratin me trajnime në fushën e inspektimit dhe fusha të tjera.
Bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë intensiv dhe i suksesshëm, duke reflektuar një angazhim të lartë për përmirësimin e kushteve të përdorimit të gjuhës shqipe në institucione dhe administratë.
Në vitin 2025, Inspektorati do të vazhdojë të realizojë detyrat e tij ligjore dhe përgjegjësitë profesionale në mënyrë efektive.
Shkup, 31 dhjetor 2024
Drejtor
Arsim Idrizi