• mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq
  • en

Dinamika e digjitalizimit të shërbimeve inspektuese E-Inspektor

16.08.2023 Dinamika e digjitalizimit të shërbimeve inspektuese E-Inspektor

Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni, sot mori pjesë në takim e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të inspektorateve të tjera për të diskutuar dinamikën e digjitalizimit të  shërbimeve inspektuese. Me rëndësi të veçantë është të thuhet se Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve ka përfaqësues të vet në këtë grup pune ku dhe kërkon që E-inspektor të jetë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Me këtë do t’u mundësohet qytetarëve e drejta gjuhësore e cila u garantohet me ligj.

Shpresojmë që bashkëpunime të këtilla të kemi edhe më tej me institucionet e tjera të vendit ku do të mund të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.

 

Pin It on Pinterest