Të nderuar qytetarë,
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve e ndjen për detyrë të shënojë këtë ditë si një ditë madhështore dhe të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht për popullin shqiptar. Më 1908 në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, si një gurthemel për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare. E rëndësishme është të theksohet se ky Kongres solli edhe një thesar shtesë në karakterin shumëkulturor të vendit tonë.
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve uron që Dita e Alfabetit, si ditë madhështore të jetë dhe të mbetet si një thesar i çmuar për të gjithë qytetarët e RMV-së.
Me respekt,
Drejtori
Fatmir Iseni