Vendi ynë njihet si djep i kulturave dhe gjuhëve të ndryshme, por ky diversitet kulturor dhe gjuhësor nuk është asgjë veçse një pasuri e cila vendin tonë e bën më të fuqishëm, më koheziv dhe më të civilizuar. Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe institucionet e tjera, synojnë të kultivojnë edhe më tej këtë diversitet kulturor dhe gjuhësor.
Është me rëndësi thelbësore që gjuha shqipe, si një ndër gjuhët që flitet dhe përdoret në vendin tonë, të ruhet dhe të nxitet edhe më tej përdorimi i saj i saktë dhe i vazhdueshëm sepse vetëm në këtë mënyrë do të ruhet kjo perlë e vyer edhe për gjeneratat e reja.
Duke ditur këtë vlerë të gjuhës sonë, si dhe të gjuhëve të tjera në vendin tonë, ne me plotë kënaqësi qytetarëve të RMV-së ua urojmë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Me respekt,