Kjo ditë shënohet në vendin tonë si një ditë e rëndësishme për popullin shqiptar. Pikërisht në këtë ditë më 22 nëntor 1908 bëhet themelimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo ditë është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët si dhe për gjithë vendin dhe botën sepse arsimi dhe avancimet arsimore sjellin vetëm mirësi, kohezion dhe tolerancë në këtë botë. Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe institucionet e tjera, synojnë të kultivojnë edhe më tej një diversitet kulturor dhe gjuhësor.
E rëndësishme është që kjo gjuhë e shenjtë shqipe, si një ndër gjuhët që flitet dhe përdoret në vendin tonë, të ruhet dhe të nxitet edhe më tej përdorimi i saj i saktë dhe i vazhdueshëm sepse vetëm në këtë mënyrë do të ruhet kjo perlë e vyer edhe për gjeneratat e reja.
Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve, në krye me drejtorin e tij, si dhe stafi i tij me plotë kënaqësi qytetarëve të RMV-së ua uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Me respekt,