• mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq
  • en

Dita Evropiane e Gjuhëve

Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, drejtori i Inspektoratit për Përdorimi i Gjuhëve mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët: Koncepti evropian mbi diversitetin gjuhësor në realitetin e sotëm-Gjendja dhe sfidat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, organizuar nga  Agjencia e Zbatimit të Gjuhës.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si një vend me shumëllojshmëri kulturore, fetare dhe gjuhësore, krijon dhe zbaton politika që zhvillojnë vlerat e unitetit  dhe të besimit ndëretnik. Politikat e zbatuara janë një reagim ndaj nevojave ose problemeve reale të qytetarëve brenda shoqërisë. Kështu, ndërhyrjet në politikën gjuhësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut adresojnë nevojat e shumëllojshmërisë dhe zgjidhin padrejtësitë në shoqërinë tonë. Në shtetin tonë gjuha shqipe është përdorur zyrtarisht në të kaluarën e largët, megjithëse statusi i saj zyrtar rregullohet me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe me Amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në 2001. Për të realizuar një nga postulatet kryesore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gjegjësisht zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, u themelua Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve.

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve luan një rol kyç në mbrojtjen dhe promovimin, afirmimin dhe mbështetjen e përdorimit të gjuhës shqipe, por edhe të të gjitha gjuhëve të tjera të qytetarëve që jetojnë në vendin tonë, me qëllim garantimin e tolerancës ndëretnike dhe kohezion më të fortë social të të gjitha komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjuha është e pandashme nga identiteti i një populli, gjuha në vete ngërthen kodin e paraardhësve të tij, gjuha pasqyron botëkuptimin e tij në të kaluarën dhe sot. Shteti duhet të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë para sistemit të drejtësisë dhe të kenë qasje të barabartë në mundësitë.

Politikat e Republikës së Maqedonisë së Veriut synojnë mbrojtjen e shumëllojshmërisë gjuhësore si dhe promovimin e njohjes së gjuhëve si tipar kombëtar, me qëllim të integrimit më të mirë social dhe ekonomik të qytetarëve, si dhe mundësinë për punësim më të lehtë dhe integrim në shoqëri.

Duke garantuar mundësinë që çdo qytetar t’u drejtohet institucioneve të shtetit dhe të marrë përgjigje në gjuhën e tij amtare nxirret në pah vlerën themelore kur është fjala për gjuhët, dhe kjo është shumëgjuhësia, gjegjësisht multilingualizmi.

Le të mos lejojmë që përdorimi i gjuhëve të bëhet shkas i ndarjes, por zbatimi i shumëgjuhësisë të jetë një politikë për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Pin It on Pinterest