• mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq
  • en

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare – 21.02.2021

Bota sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare (21 shkurt), ditë kjo të cilën UNESCO e shpalli Ditë Ndërkombëtare në vitin 1999. Kjo ditë shënohet në gjithë botën me aktivitete të ndryshme të cilat synojnë ruajtjen dhe promovimin e gjuhëve amtare.

Vendi ynë, ashtu si shumë vende të tjera në botë, karakterizohet si shtet multietnik dhe multigjuhësor, gjegjësisht në vendin tonë fliten gjuhë të ndryshme amtare. Pikërisht këtë bashkëjetesë gjuhësore synon ta stimulojë dhe ndihmojë Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, duke zbatuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në vend.

 

Në emër të Inspektoratit,  qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të gjithë popujve të tjerë në botë ua urojmë këtë ditë madhështore.

 

Drejtori

Fatmir Iseni

Pin It on Pinterest