Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Në mbarë botën gjuhët konsiderohen si një pasuri shumë e çmuar për çdo popull. Gjuha konsiderohet si pjesë e pandashme e identitetit të një populli nëpërmjet së cilës shprehet shpirti dhe kultura e një populli. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli. Pikërisht ky është edhe misioni i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, të promovojë si dhe të ndihmojë në zhvillimin e gjuhëve, sidomos të gjuhës shqipe, si dhe të kujdeset që gjuhët, në veçanti gjuha shqipe të gjejë zbatimin e saj në të gjithë institucionet e shtetit tonë. Institucioni jonë, si institucion gjuhësor, synon të promovojë diversitetin gjuhësor ku të gjithë gjuhët do të respektohen dhe zhvillohen.
Të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua urojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.