• mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq
  • en

GËZUAR 28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT KOMBËTAR!

28 Nëntori është dita e flamurit tonë kombëtar e cila konsiderohet si e vetmja ditë e cila i bashkon shqiptarët, është festë që shqiptarët i bën një. Prandaj në këtë ditë madhështore duhet të tubohemi e të festojmë bashkë, të kapërcejmë dallimet të cilat mund t’i kemi. Kjo ditë shënon mundin dhe sakrificën që shqiptarët e dhanë për të pasur shtetin, gjuhën dhe kulturën e tyre. Pikërisht këtë bën edhe Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve – përkujdeset për këto vlera madhështore kombëtare duke mbikëqyrur përdorimin e gjuhës shqipe.
Urojmë që urat lidhëse të cilat i bashkojnë shqiptarët por edhe popujt të tjerë, të bëhen edhe më të numërta.
Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve
Drejtor
Arsim Idrizi

Pin It on Pinterest