Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve shfrytëzon rastin të uroj të gjithë shqiptarëve këtë ditë shumë të rëndësishme për popullin tonë. Pikërisht në këtë ditë më 22 nëntor 1908 u bë themelimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo ditë nuk është e rëndësishme vetëm për popullin shqiptar, por edhe për gjithë vendin dhe botën sepse arsimi dhe ecuritë arsimore botës i sjellin vetëm mirësi, kohezion dhe tolerancë. Ne si Inspektorat ndjehemi krenar që bartim rolin kryesor në ruajtjen dhe zbatimin e gjuhëve në RMV duke kultivuar edhe më tej zhvillimin e gjuhës dhe alfabetit shqip.
Kjo gjuhë e shenjtë shqipe, si një ndër gjuhët që fliten dhe përdoren në vendin tonë, të ruhet dhe të nxitet edhe më tej përdorimi i saj i saktë dhe i vazhdueshëm sepse vetëm në këtë mënyrë do të zhvillojmë të menduarit shqip.
Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve, në krye me drejtorin e tij, si dhe stafi i tij, me plotë kënaqësi, qytetarëve të RMV-së ua uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.