• mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq
  • en

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Gëzuar Vitin e Ri 2026!  Viti i Ri 2026 le të sjellë shëndet, gëzim dhe shumë bashkëpunime të reja për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve

Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve shpreh mirënjohjen për punonjësit dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar profesionalisht në zbatimin e detyrave dhe obligimeve ligjore.

Kontributi i punonjësve të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve ka qenë dhe do të jetë thelbësor për mbarëvajtjen e punës së Inspektoratit. Mbetemi të përkushtuar që në vitin 2026 të vazhdojmë me vendosmëri zbatimin e Ligjit të gjuhëve në të gjitha institucionet shtetërore, në funksion të sundimit të ligjit dhe barazisë reale gjuhësore.

Po ashtu dëshiroj të uroj qytetarëve festat dhe uroj që këto festa të sjellin vetëm lumturi dhe të mira në jetën e tyre.

Uroj që viti 2026 të sjellë shëndet dhe bashkëpunim të ri kombëtar dhe ndërkombëtar, në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit demokratik.

Drejtor

Arsim Idrizi

Pin It on Pinterest