Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/19) dhe Ligjit mbi Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 220/19) formohet Inspektorat për Përdorimin e Gjuhëve si organ në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë, me kompetencë për mbikëqyrje ndaj zbatimit të plotë dhe të përpiktë të dispozitave të Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve.
Me Aktvendimin nr. 24-11098/1 të datës 28.12.2019, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për drejtor të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve (në tekstin e mëtutjeshëm: Inspektorati) e emëroi Fatmir Isenin. Me ditën e emërimit të tij filloi edhe puna e Inspektoratit. Inspektorati është i regjistruar në Regjistrin Qëndror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me adresë të përkohshme bul. Ilinden nr.2, kulla 6 zyra 410, 1000 Shkup.
Në pajtim me Ligjin mbi Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Inspektorati bën mbykëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e Amandamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të dispozitave të Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj të gjithë institucioneve kompetente.
Inspektimi përfshin:
– mbikëqyrja e zbatimin të Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve në procedura para institucioneve,
– mbikëqyrje mbi emërtimet dhe vulat e institucioneve,
– mbikëqyrje mbi emrat e objekteve infrastrukturore,
– mbikëqyrje mbi publikimet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të ligjeve, akteve nënligjore, vendimeve dhe shpalljeve dhe
– punë të tjera të përcaktuara me ligj, që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve.
Inspektorati, inspektimin e kryen nëpërmjet inspektorëve për mbikëqyrje mbi zbatimin e përdorimit të gjuhëve.