Më 26.10.2022 Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nënshkroi një Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Inspektues. Duke pasur parasysh se shërbimi ynë inspektues është pjesë e projektit “Zhvillimi i E-inspektorit” i cili synon mbështetjen elektronike të shërbimeve inspektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të mundësohet qasje për lidhje të shfrytëzuesit të ndërmjetëm në një mjedis të vetëm për këmbim të të dhënave dhe dokumenteve në mënyrë elektronike, drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve firmosi një marrëveshje me Këshillin Inspektues.
Shpresojmë që ky bashkëpunim dhe kjo Marrëveshje të ndihmojë shërbimet inspektuese me zhvillimin e procedurave të mbikëqyrjes inspektuese duke u siguruar atyre qasje në të dhënat e përditësuara dhe të sakta në kuadër të kompetencave të tyre ligjore.
Po ashtu duam të theksojmë edhe kontributin e Inspektoratit dhe të drejtorit të këtij institucioni që marrëveshjet edhe me inspektoratet e tjera të jenë të përpiluara edhe në gjuhën shqipe.