Në periudhën e kaluar, gjatë zbatimit të punës praktike nëntëmujore dhe trajnimit në vendin e punës nën mbikëqyrje të një mentori, kandidatët për inspektorë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve u pajisën me njohuri praktike në fushat e Punës në zyrë dhe asaj arkivore, Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese dhe akteve nënligjore të tij.
Inspektorati Shtetëror Administrativ, përmes shembujve dhe përvojës nga zbatimi i inspektimeve të tij, ua transferoi njohuritë e tyre kandidatëve për inspektorë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, të përmbledhura në disa module.
Moduli për punë në zyrë dhe punë arkivore përfshinte Ligjin për Materialin Arkivor, Udhëzimin për mënyrën dhe teknikën e veprimit me materialin arkivor dhe dokumentar si dhe formën e veçantë të evidentimit për të dhënat në lidhje me procedurën e inspektimit dhe i njëjti ishte me kohëzgjatje nga 12.03.2021 – 08.04 .2021.
Moduli i dytë zgjati nga 16.04.2021 – 22.04.2021 dhe shtjelloi temat në fushën e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative përmes prezantimit të vetë ligjit, subjektit të tij, zbatimit dhe parimeve themelore në lidhje me procedurën, fletëparaqitjet, procedurën e prapësimit, mjetet juridike të jashtëzakonshme dhe të ngjashme.
Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij u përfshinë në dy module, si një ligj dhe akte thelbësore në procedurën e inspektimit. Gjatë zbatimit të trajnimit nga këto module, kandidatëve për inspektorë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve u shpjeguan dhe prezantuan sfidat me të cilat do të përballen në zbatimin e tij në praktikë. Trajnimi për këtë modul zgjati nga 20.05.201-03.06.2021.