Përfundoi me sukses trajnimi interaktiv për kandidatët për inspektorë të modulit të gjashtë, i cili përfshiu udhëzimet për mënyrën e realizimit të inspektimit dhe zgjati prej 08.06.2021-18.06.2021. Për shkak të gjendjes me virusin Kovid 19 trajnimi u zhvillua online, në mënyrë që të mbrojë shëndetin e pjesëmarrësve. Në trajnim morën pjesë tre kandidatë për inspektorë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve. Në realizimin e trajnimit u përfshinë trajnues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku kandidatët për inspektorë u njohën me mënyrën e zbatimit të inspektimit, përkatësisht planifikimin, zbatimin, mbylljen dhe dokumentimin e mbikëqyrjes.