Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve Fatmir Iseni realizoi një takim pune me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini.
Në takim diskutuan zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në punën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Institucionet ranë dakord që zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është i rëndësishëm në zbatimin dhe realizimin e projekteve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të dy institucionet ranë dakord që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë.