Më 24.02.2021, në ambientet e Këshillit Inspektues, z. Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, anëtarja Julijana Siljanovska, me autorizim të kryetares së Këshillit Inspektues dhe znj. Keti Vasileska, ushtruese e detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Administrativ nënshkruan Memorandum bashkëpunimi midis Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Këshillit Inspektues dhe Inspektoratit Shtetëror Administrativ.
Qëllimi i këtij Memorandumi të bashkëpunimit është që të sigurohet mbështetje profesionale nga ana e Inspektoratit Shtetëror Administrativ për përmbushjen e detyrimeve të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve për realizimin e punës praktike nëntëmujore dhe të trajnimit në vendin e punës, për marrjen e licencës për inspektor, për kandidatët për inspektorë për mbikëqyrje mbi përdorimin e gjuhëve, nën mbikëqyrje të një mentori.
Pas përfundimit të punës praktike nëntëmujore dhe trajnimit në vendin e punës, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve do t’i ketë inspektorët e parë për mbikëqyrje mbi përdorimin e gjuhëve, të cilët do të kryejnë mbikëqyrje inspektuese mbi zbatimin e Amendamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga të gjitha institucionet kompetente.