Më 01.03.2023 Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë Memorandum rregullohen mënyrat dhe kushtet e bashkëpunimit midis dy institucioneve në fusha të ndryshme të tilla si shkëmbimi i të dhënave me qëllim të funksionimi më efikas të të dy institucioneve, shkëmbim i të dhënave lidhur me kuadrin si dhe mundësinë e ofrimit të mbështetjes profesionale midis dy institucioneve.
Shpresojmë që ky bashkëpunim të ndihmojë shërbimet inspektuese me zhvillimin e procedurave të mbikëqyrjes inspektuese duke u siguruar atyre qasje në të dhënat e nevojshme dhe të sakta në kuadër të kompetencave të tyre ligjore.
Po ashtu duam të theksojmë edhe gatishmërinë e Agjencisë së Punësimit sa i përket zbatimi të gjuhës shqipe.