Më 25.10.2023, një delegacion nga Zyra e Komisionerit të Gjuhës e Republikës së Kosovës, vizitoi Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve.
Drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve priti delegacionin në hapësirat e Inspektoratit ku u diskutua për çështje të ndryshme bashkëpunimi sa i përket shkëmbimit të përvojave në zbatimin e dygjuhësisë në këto dy vende me çështje të ngjashme gjuhësore. U shqyrtua edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve në një të ardhme të afërt.
Vizita u mbyll me diskutime dhe pajtim të dy palëve që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.