Më 12.08.2021, z. Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, anëtari z. Blagoja Geshoski, me autorizim të kryetarit të Këshillit Inspektues, z. Ardian Musliu, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi midis Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Këshillit Inspektues dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi për bashkëpunim është të sigurojë mbështetje profesionale nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, në përmbushjen e detyrimeve të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve për realizimin e punës praktike nëntëmujore dhe trajnimit në vendin e punës, për marrjen e licencës për inspektor, për kandidatët për inspektorë për mbikëqyrje mbi përdorimin e gjuhëve, nën mbikëqyrje të një mentori.