Kandidatët për inspektorë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të cilët ndoqën trajnimin interaktiv tremujor për pjesën e përgjithshme për marrjen e licencës për inspektor, i cili akoma vazhdon, deri më tani fituan njohuri të përgjithshme për Ligjin për Procedurë të Përgjithshme Administrative, Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese, Ligjin për Kundërvajtje, Ligjin për veprim ndaj parashtresave dhe propozimeve dhe Punën në zyrë dhe punën arkivore.
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19, trajnimi interaktiv për kandidatët për inspektorë mbahet on-line, përkatësisht nëpërmjet mësimit elektronike me platformën më të re për trajnime dhe provime (LMS), e miratuar nga Këshilli Inspektues.
Këshilli Inspektues e realizon trajnimin interaktiv nëpërmjet trajnuesve të angazhuar nga vet ata. Trajnuesit e kandidatëve për inspektorë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve njohuritë dhe përvojat e tyre i përcjellin në tetë module, nga të cilët deri më tani janë realizuar pesë.
Në modulin e parë ishte i përfshirë Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese si ligji bazë në procedurën e inspektimit. Gjatë realizimit të trajnimit nga ky modul, kandidatët për inspektorë morën shpjegimin dhe shpalosjen e sfidave që do të hasin me zbatimin në praktikë të tij. Trajnimi i këtij moduli zgjati nga 14.04.2021-27.04.2021.
Moduli i dytë zgjati nga 28.04.2021 – 13.05.2021 dhe trajtonte temat të fushës së Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative nëpërmjet prezantimit të ligjit, lëndës së tij, zbatimit dhe parimeve bazë që kanë të bëjnë me procedurën e tij, zbatimin dhe bazat që kanë të bëjnë me procedurën, shkresat, procedurën e ankimimit, mjetet juridike të jashtëzakonshme dhe të ngjashme.
Në modulin e tretë u përfshi Ligji për Kundërvajtje ku inspektorët u njohën me kushtet e përgjithshme për përshkrimin e kundërvajtjeve dhe sanksionet kundërvajtës, kushtet e përgjithshme për përcaktimin e përgjegjësisë për kundërvajtje, si dhe procedurat kundërvajtëse të zhvilluara nga gjykatat, përkatësisht nga organet e administratës shtetërore ose organizatat dhe organet e tjera që ushtrojnë autorizime publike, kompetentë për shqiptimin e sanksioneve kundërvajtëse. Moduli zgjati nga 14.05.2021- 24.05.2021.
Në modulin e katërt që zgjati nga 25.05.2021-01.06.2021 u përfshi Ligji për veprimin sipas parashtresave dhe propozimeve. Ky modul shpjegoi procedurën për të vepruar sipas parashtresave dhe propozimeve të cilat i drejtohen Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatave, organeve të administratës shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, institucioneve dhe shërbimeve publike, organeve dhe organizatave të tjera që kanë autorizime publike.
Moduli për punë në zyrë dhe punën arkivore përfshinte Ligjin për Materialin Arkivor, Udhëzimin për mënyrën dhe teknikën e veprimit me materialin arkivor dhe dokumentar si dhe formën e veçantë të evidentimit për të dhënat në lidhje me procedurën e inspektimit dhe i njëjti ishte me kohëzgjatje nga 02.06.2021 – 07.06.2021.